PE debate per vizat!

Parlamenti Evropian, në Strasburg ka debatuar , lidhur me heqjen e regjimit të vizave për vendet e zonës Shengen për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës. Vërejtjet e europarlamentares Fajon, për mënjanimin e cdo pengese në lidhje me liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen kanë marrë mbështetjen e eurokomisioneres për çështjet e brendshme, Sesilia Malmstrom. Kjo e fundit ka rënë dakord për të mënjanuar çdo pengesë në lëvizjen e lirë.