Medvedev,kritika Suedise

Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev,  kritikoi sot Suedinë për shkak se u ka ofruar strehim, siç tha, “banditëve” çeçenë. Medvedev, i bëri këto komente në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Suedisë, Fredrik Reinfeld. Rusia e ka kritikuar Suedinë për shkak të refuzimit të ekstradimit të rebelëve çeçenë, si Asllan Adajev, të cilin Moska e akuzon për terrorizëm dhe krime tjera të ndërlidhura me luftën e Çeçenisë për pavarësi.