|
Cokollata mund te ndryshoje fiziologjine |
|
|
Një çokollatë pak e errët mund të ndryshojë fiziologjinë dhe metabolizmin, por sidomos tretjen tek zorrët. Por ajo ka aftësi shumë më të mira edhe në luftimin e ankthit dhe kurimin e depresionit. Një fakt të tillë e pohon një studim i fundit, i cili ben te ditur se si 40 gram çokollatë e errët mund të ofrojë përfitime të mundshme shëndetësore në përgjithësi, sidomos në atë të zorrëve. Kanë qenë studiuesit e Qendrës së Kërkimeve Nestle të cilët e kryen këtë studim tek 30 persona të shëndetshëm, të cilët kanë marrë për dy javë deri në 40 gram çokollatë te errët, me 74% kakao. Pasi pjesëmarrësve iu mor dhe iu analizua gjaku dhe urina, përmes disa analizave u pa qarte se personat me ankth të lartë kishin shfaqur rënie te kësaj gjendjeje, ndërsa shënonin edhe përmirësime të dukshme metabolike.
|