Shume femije,me shume probleme kardiovaskulare

Shëndeti i zemrës së grave, duket se është i lidhur ngushtësisht edhe me numrin e fëmijëve që ato sjellin në dritë. Në një përfundim të tillë ka arritur një studim suedez, sipas të cilit gratë me më shumë se 5 fëmijë, në fakt, paraqesin edhe rrezikun më të lartë për zhvillimin tek to të sëmundjeve kardiovaskulare. Pas tyre, renditen femrat me 4 fëmijë, të cilat paraqesin një zemër më të fortë sesa mikeshat e tyre që kanë lindur 5 herë gjatë jetës së tyre.