Tumori i stomakut,shkaktohet kryesisht nga dietat

Sipas një studimi të kryer në Milano të Italisë më shumë se gjysma e Italianëve besojnë se ajo qe shkakton kancerin në stomak është smogu dhe jo dieta.Ne fakt, studiuesit kane vërtetuar te kunderten. Sipas tyre, ky lloj tumori  në Itali, godet gati 13 mijë persona në vit dhe arsyet kryesore të shkaktimit të saj janë pikërisht dietat në të cilat mungojnë perimet e shumë ushqime të rëndësishme.Ky tumor konsiderohet si i katërti “big killer” në Itali dhe duke parë që vetëm 10 % e popullsisë ushqehen rregullisht me fruta dhe perime të cilat gjithmonë kanë qenë arma kryesore e luftimit të këtij lloj tumori, mbeten rreth 70 % të cilët rrezikojnë këtë sëmundje mjaft të rrezikshme.